Festë në familjen Krasniqi

Festë në familjen Krasniqi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar miqtë e tij për festën e Halloween-it.

Memli ka ndarë në rrjete sociale një fotografi mjaft të ëmbël të fëmijëve të tij, Verës dhe Malit. Të dy kanë veshur kostume interesante për festën.

Vera është bërë ‘shtrigë’, ndërsa Mali një astronaut.

Memli dhe bashkëshortja e tij Meliza, janë prindër të tre fëmijëve.

Kujtojmë se Memli ka arritur të sigurojë ulëse dhe për një mandat në Kuvendin e Kosovës, pas zgjedhjeve të 6 tetorit./21Media