Ai publikoi një imazh të bukur

Ai publikoi një imazh të bukur

Aktori Fatmir Spahiu, ndryshe i njohur  si ”Orhani” nga”Kafeneja jonë” është ndër aktorët më të dashur për publikun.

Sikurse edhe pjesa tjetër e emrave të njohur, edhe Fatmiri është mjaft aktiv në rrjete sociale, në të cilat ndanë batuta dhe fotografi të ndryshme nga jeta private dhe profesionale.

Së fundmi aktori në profilin e tij në Instagram ka publikuar një fotografi të bukur me një vogëlushe dhe djalin e tij, Malin, shkruan rtv21.tv

Përveç që të tre duken bukur dhe të buzëqeshur, diçka që vërehet është ngjajshmëria e madhe e Malit me të atin, Fatmirin.

”Me ma t’miret! #[email protected]”, ka shkruar aktori krahas fotografisë së publikuar.

Ndryshe, Fatmir Spahiu është i angazhuar në karrierën e tij si aktor./21Media