Imer Gashi merr medalje

Imer Gashi merr medalje

Rapsodi Imer Gashi është dekoruar me Medalje Presidenciale të Meritave, nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka vlerësuar lartë kontributn e Gashit për muzikën folklorike.

“Me Medaljen Presidenciale të Meritave sot e dekorova Imer Gashin, kultivues i kamotshëm i muzikës folklorike dhe ruajtës i vlerave dhe traditave tona kombëtare. Imeri është djali i Sefë Mleqanit dhe së bashku me vëllezërit e tij, njërin prej tyre Hero të Kosovës, me këngë dhe pushkë frymëzuan gjenerata të tëra për t’i dalë në mbrojtje atdheut. Familja e Sefë Mleqanit ishte vatër e atdhetarizmit edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Imer Gashi bashkë me vëllezëit e tij kultivuan muzikë folklorike dhe kanë një bagazh të madh të këngëve rapsodike./21Media