Festë në familjen e Vedatit

Festë në familjen e Vedatit

Djali i vogël i këngëtarit të mirënjohur Vedat Ademit, feston sot ditëlindjen e dytë.

Për të shënuar këtë ditëlindje, Vedati ka realizuar një fotosesion me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

“Gëzuar ditëlindjen e dytë shoku im i vogël Eren, u bëfsh 100 vjeç e ashtu siç na e mbush zemrën me gëzim çdo ditë, ashtu paç dhe jetën e gëzuar e u bëfsh i mbarë
Mami, Babi dhe Joni të duam shumë. Faleminderit Zot”, ka shkruar këngëtari krahas fotografive të publikuara.

Ndryshe, “Sa m’ke mungu” është projekti i fundit muzikor nga Vedat Ademi. Kënga është publikuar më 28 qershor dhe deri tani numëron mbi 700 mijë klikime./21Media