Surprizë për babin

Surprizë për babin

Sot në mbarë botën festohet festa më e dashur për fëmijët, Halloween-i. Përgatitjet për të përzgjedhur kostumin për këtë festë fillojnë shumë ditë para 31 nëntorit, shkruan rtv21.tv

Kostumi dhe maska më e popullarizuar për gratë është ajo e magjistares, ndërsa burrat më së shumti pëlqejnë vampirët. Maskat tjera të pëlqyera mjaft shumë janë ajo e piratit, kloun, mace apo djall.

Ndërkaq fëmijët pëlqejnë të maskohen si princeshë, magjistare, Spider-Man, pirat dhe shumë personazhe tjera nga filmat e animuar. Por djali i këngëtares Vesa Luma për ditën e sotme ka bërë një zgjedhje shumë interesant dhe të ëmbël njëkohësisht.

Ai ka vendosur të bëhet si babai i tij, reperi Big Basta.

Vesa është përkujdesur ta befasojë bashkëshortin, teksa ka vizatuar në duart e Lianit tatuazhet që ka Big Basta. Duke mos harruar të theksojë mjekrën dhe vendos aksesorët e preferuar të reperit.

Kjo është një surprizë për ty babi. Urime Halloween-i nga Basta i vogël”, ka shkruar Vesa në mbishkrimin e fotografisë./21Media