Rasti është cilësuar si dhunë në familje

Rasti është cilësuar si dhunë në familje

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka kanosur babain e tij duke i kërkuar të holla dhe raportohet se ia kishte marrë çelësat e veturës së tij.

Rasti i cilësuar si dhunë në familje ka ndodhur dje rreth orës 16:45 në Prishtinë.

Përveç kanosjes se babait tek i dyshuari është gjetur edhe drogë.

“I dyshuari është ndaluar dhe është arrestuar derisa ka qenë duke drejtuar veturën dhe gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe i është konfiskuar një sasi e substancës narkotike e dyshuar për marihuanë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media