Kërcenoi me thikë babain

Kërcenoi me thikë babain

Policia e Durrësit ka parandaluar në kohë një ngjarje që mund të kishte përfunduar me viktima.

Referuar njoftimit të policisë bëhet e ditur se në Rrashbull të Shqipërisë  djali kishte mbyllur dhe kërcënonte me thikë babanin në një dhomë të shtëpisë.

Ishte motra e autorit, S.Z, 35 vjeç , ajo që njoftoi policinë dhe bëri denoncimin, ndërsa dyshimet janë se autori ka probleme të shëndetit mendor. Mësohet se teksa policia ishte përpjekut të negocionte me 35-vjeçarin, ai nuk kishte pranuar dhe kishte qëlluar me levë të atin.

Viktima e sulmit, S.Z., 66 vjeç iu dha ndihma e parë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Shtetasi S.Z. (pretendohet me probleme të shëndetit mendor) kishte mbyllur në një prej dhomave të banesës të atin e tij (të verbër) duke e kërcënuar me levë hekuri e thikë për ta vrarë. Policia ka negociuar më shtetasin S.Z që të lironte të atin, por ai nuk i është bindur Policisë dhe ka qëlluar me levë të atin. Policia ka ndërhyrë duke neutralizuar autorin i cili ka tentuar të qëllojë përsëri të atin me thikë për ta vrarë. Nga ana e uniformave blu të dëmtuarit, shtetasit S.Z., 66 vjeç, iu dha ndihma e parë duke e dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës për kontroll më të specializuar i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, informon policia.

Autori, shtetasi S.Z., 35 vjeç është person me precedentë penal të mëparshëm i dënuar për “Dhunë në familje”./oranews