Prona "mollë sherri" për familjarët

Prona “mollë sherri” për familjarët

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona burrë e grua si të dyshuar, pasi që të njëjtit e kishin kërcënuar e fyer babain. Shkak i këtij kërcënimi ishte mosmarrëveshja rreth një prone.

Rasti ka ndodhur dje në orën 10:00 në Gjilan.

“Janë arrestuar dy të dyshuar-bashkëshort një mashkull dhe një femër të dy K/Shqiptar-e, të cilët për shkak të një mosmarrëveshje rreth pronës kanë kanosur dhe fyer viktimën të atin e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar”, ka konfirmuar policia.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy fishekë të armës së zjarrit.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./21Media