Djali që peshonte 190 kg u dobësua për tu bërë futbollist profesionist

Ai u shpreh se dëshiron të luajë si Roberto Firmino

Një djalë nga Indonezia kishte peshuar 190 kg kur ishte vetëm 10 vjeç. Ai kishte ngrënë 5 vakte në ditë me mish, oriz dhe përsëri kishte qenë i uritur.

Me kalimin e viteve, Arya Permana ka reflektuar dhe vendosur të heqë disa kilogramë, pasi nuk ngrihej dot në këmbë për të lëvizur në shtëpi apo për të shkuar në shkollë.

Duke ndjekur një dietë strikte dhe duke bërë ushtrime, ai ia doli të humbë gati 100 kg. Tani ai mund të ecë rreth 5 km dhe të luajë me miqtë.

I lumtur për pamjen e tij të re, Arya tha se dëshiron të bëhet futbollist profesionist.

“Tani jam i gëzuar, mund të ec. Edhe mund të luaj. Jam bërë më i shkathët. Mund të ec 5 km me miqtë e mi, me të cilët luaj futboll çdo pasdite. Dua të bëhem një futbollist profesionist. Skuadra ime e preferuar është Liverpool FC dhe futbollisti i preferuar është Roberto Firmino. Dua të luaj si ai.”, tha ai.

Pesha e tij e mëparshme ka qenë e rrezikshme pasi mund t’i shkaktonte sëmundje të zemrës, diabet, çrregullime të frymëmarrjes gjatë gjumit dhe kancer, raporton oranews.

Back to top button