Sipas tij babai e kishte ngacmuar seksualisht që kur ishte i vogël

Sipas tij babai e kishte ngacmuar seksualisht që kur ishte i vogël

Arjan Shahaj, i cili 3 ditë më parë vrau babain e tij me sëpatë, është lënë në burg nga Gjykata e Fierit.

Shahaj doli sot (5 shtator) para gjykatësve dhe u shpreh se nuk është penduar për vrasjen pasi babai i tij, Iljaz Shahaj e ka ngacmuar seksualisht që kur ishte i vogël.

Ndërsa rrëfeu se goditi babain me bishtin e sëpatës pasi ai e qëlloi me pëllëmbë, duke deklaruar se e mori vesh që kishte vdekur në komisariat.

 “Nuk jam penduar sepse e ka merituar. Më ka dhunuar seksualisht që kur isha i vogël. Ditën e ngjarjes më detyroi të hipi në një lis që ishte me grerëza. Nuk pranova, ai me qëlloi me pëllëmbe dhe unë e qëllova me bishtin e sëpatës. Ika me vrap se kisha frike se mos ngrihej dhe me qëllonte. E mora vesh që kishte vdekur në komisariat”, tha ai.

Avokatja e Shahaj kërkoi që 35-vjeçari të bëjë ekspertizën mjekësore dhe shtrimin e tij të detyrueshëm në spitalin psikiatrik.

Gjykata do të japë vendimin pas përgjigjes së ekspertizës.

35-vjeçari raportohet se vuan nga probleme mendore. Ai ka tentuar të vrasë edhe nënën e tij në vitin 2013 dhe një kushëri para disa muajsh.

Vrasja pas sherrit – Krimi i rëndë në familje ndodhi rreth orës 11:00 të 2 shtatorit pas një sherri verbal mes 35-vjeçarit dhe babait të tij, Iljaz Shahaj brenda banesës.

Më pasi i riu ka marrë sëpatën dhe ka goditur me sëpatë 77-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

“Në fshatin Shalës, Bashkia Memaliaj, shtetasi A.Sh. 35 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) ka goditur me mjete të forta babain e tij, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen”, raportoi policia.

Ai ka tentuar të vrasë nënën e tij në vitin 2013 dhe një kushëri disa muaj më parë.

Por ngjarjet janë mbajtur të fshehura nga familja./oranews