Pas një mosmarrëveshje, djali goditi babain

Pas një mosmarrëveshje, djali goditi babain

Dje në Prizren është arrestuar një person i dyshuar për dhunë familjare. Siç raporton policia, i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka goditur me një shkop druri babain e tij.

“Viktima mashkull K-Rom ka informuar se pas një mosmarrëveshje është goditur me një shkop druri nga djali i tij i dyshuari mashkull K-Rom. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media