Nëna e tre fëmijëve i ka propozuar djalit tri veshje

Nëna e tre fëmijëve i ka propozuar djalit tri veshje

Një nënë ka lejuar djalin 2-vjeçar që të vishte fustan në dasmën e saj, pasi refuzoi të vishte një kostum.

Joanna Minuzzo, 39 vjeçe është martuar me partnerin e saj, Najee, 31 vjeç në maj të këtij viti. Të dy janë me origjinë nga Skocia dhe jetojnë në Cairns, Australi.

Gjatë ditës së saj të madhe, nëna e tre fëmijëve i ka propozuar djalit tri veshje. Ndër to ishte dhe një fustan, të cilin e kishte marrë nga veshjet e vajzës. Kështu, djali ka shkuar në dasmë me një fustan blu.

Ka pasur edhe raste të tjera kur i ka kërkuar të veshë fustanet e motrës. Në fillim, Joanne i ka thënë jo, por më pas ka vendosur që djali i saj të rritet i lirë dhe të bëjë çfarë dëshiron, raporton oranews.