Dëshironte Jaguar, jo BMW

Dëshironte Jaguar, jo BMW

Një burrë indian me sa duket u tërbua pasi mori një BMW për ditëlindjen e tij, në vend të një veture të tipit Jaguar. Ai me gjithë inatin që ksihte e fundosi automjetin e ri në një lumë.

Videoja e postuar në mediat sociale tregon se po lundron larg në lumin në shtetin verior Indian të Haryana.

Më vonë vetura u bllokua dhe burri, i cili thuhet se ishte djali i një pronari lokal, u përpoq ta shpëtonte atë, transmeton rtv21.tv.

Policia po heton ngjarjen, raportojnë media lokale.

Makinat BMW kushtojnë rreth 3.5 milionë rupi apo 49 mijë dollarë. Ndërsa ato Jaguar kushtojnë rreth 4-5 milion rupi./21Media