Arratiset i dyshuari

Arratiset i dyshuari

Një krim në familje ka tronditur fshatin Shalës të Memaliajt në Shqipëri. Raportohet se djali ka vrarë të atin me sëpatë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 pas një sherri verbal mes 32-vjeçarit, A. Sh. dhe babait të tij, I.Sh brenda banesës.

Më pasi i riu ka marrë sëpatën dhe ka goditur me sëpatë 65-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

Raportohet se në momentin e sherrit ata ishin vetëm në banesë.

Pas dëgjimit të konfliktit, kanë qenë fqinjët të cilët lajmëruan policinë, por nuk është arritur të parandalojnë krimin.

Pas vrasjes së të atit, A. Sh është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohet nga policia.

Nuk dihen ende shkaqet e sherrit mes tyre./oranews