Ngjarje tragjike në Tiranë

Ngjarje tragjike në Tiranë

Mësohet se një djalë në Tiranë ka qëlluar babanë me çekiç në kokë, ndërsa më tej trupin e pajetë e ka hedhur në liqenin e Farkës.

Kufoma është nxjerrë vetëm mëngjesin e sotëm nga polumbarët, ndërkohë që i dyshuari për ngjarjen është shoqëruar në polici.

Policia po merr në pyetje të dyshuarin për krimin S. A , rreth 28 vjeç, banues në Shkozë.

Duke dhënë detaje mbi ngjarjen policia thotë se rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të shtunës, në Shkozë, Tiranë, brenda ambienteve te oborrit rrethues të banesës së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, S. A ka goditur me një çekiç disa herë në kokë babanë e tij F. A.

Si pasojë e këtyre goditjeve i moshuari ka gjetur dhe vdekjen e menjehershme.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast ka rezultuar S. A pasi ka vrarë të atin, ka ngarkuar trupin e pajetë të tij në automjetin ‘Volksvagen’, dhe e ka hedhur trupin e viktimës në liqenin e Farkës.

Nga ana e policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve të Institutit të Mjekësisë Ligjore, për kryerje të veprimeve të mëtejshme.

Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i çekiçit me të cilin dyshohet se është kryer krimi.

Ndaj 28-vjeçarit materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”.