Sipas Jahjagës, kjo ngjare ka zvogëluar përpjekjet për ofrimin e qasjes në drejtësi mijëra grave e burrave

Sipas Jahjagës, kjo ngjare ka zvogëluar përpjekjet për ofrimin e qasjes në drejtësi mijëra grave e burrave

Ish-presidentja e Kosovë, Atifete Jahjaga sërish ka reaguar në lidhje me ngjarjen, e publikimit të fotografisë nga deputetja Flora Brovina. Sipas saj, ky rast i kësaj fotografie ka kthyer mbrapsht tërë angazhimin e bërë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, që ato të kenë një jetë normale- larg frikës nga dhuna dhe larg frikës se e kaluara mund të përsëritet.

Ende nuk po më besohet se çfarë po shoh, dëgjoj e lexoj!Si çdo herë kur dikush- pa kurfarë të drejte, me motive të panjohura e me informata të paverifikuara- del e fol në emër të grupit ndoshta më të margjinlizuar të shoqërisë sonë, ne mbesim dëshmitarë të pafuqishëm të një spektakli të neveritshëm politik e medial. Dje dhe sot janë dhunuar sërish mijëra të mbijetuarë të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë! Dje dhe sot është kthyer mbrapsht i tërë angazhimi që kemi bërë për t’u ofruar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë një jetë normale- larg frikës nga dhuna dhe larg frikës se e kaluara mund të përsëritet“, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Atifete Jahajga ka theksuar se kjo ngjare, ka zvogëluar edhe përpjekjet për ofrimin e qasjes në drejtësi mijëra grave e burrave të dhunuar nga forcat policore dhe ushtarake serbe gjatë luftës së 1998-1999.

Me anë të këtij shkrimi, Jahajga ka kërkuar nga insitutcionet përgjegjëse të sigurisë e drejtësisë që sa më parë ta identifikojnë autencitetin e burimin e fotografisë dhe motivin për publikimin e saj. Si dhe, ajo kërkon nga mediat që të mos shkaktojnë irritim të mëtejmë të të mbijetuarve, familjarëve të tyre dhe publikut me plasimin e informatave të paverifikuara mirë dhe me hamendësime mbi prapavijat e veprimit të djeshëm të deputetës.

I bëjë thirrje prokurorisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse të sigurisë e drejtësisë që, sa më parë, të zbulojnë autencitetin e burimin e fotografisë dhe motivin për publikimin e tij bash në këtë kohë. E vërteta mbi skandalin e djeshëm duhet të zbardhet sa më parë në mënyrë që kryesit e këtij manipulimi që na ka shokuar e irrtuar të gjithëve të marrin dënimin e merituar“, ka shkruar Jahjaga.

Ajo ka theksuar se, askush nuk do ta ndal në gjysmë qëllimin për të drejtat e viktimave gjatë luftës. “Nuk mund të na dekurajojë askush nga qëllimi ynë për të kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat e krimit që Serbia ka kryer mbi popullin tonë. As dje, as sot, as kurrë“, ka shkruar Jahajga.

Dhe në fund, Ish-presidentja, Atifete Jahjaga beson se institucionet e drejtësisë duhet ta kryejnë punën e vet në lidhje me këtë rast. /21Media