Djegia e mandateve, Basha mbledh kryesinë për t’i komunikuar vendimin

Kryesia do të mblidhet në orën 18:00

Sot në orën 18:00 Partia Demokratike e Shqiprisë do të mbledhë kryesinë, ku Lulzim Basha do të paraqesë vendimin për djegien e mandateve.

Ndërkohë të mërkurën, PD-ja pritet të mbledhë edhe Këshillin Kombëtar.

Një ditë më parë, PD, LSI dhe aleatët njoftuan të gjithë bashkë se do të djegin mandatet e deputetëve, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. /oranews

Back to top button