Djema ja si ta parandaloni rënien e flokëve
17 Gusht 2019
Është një fenomen natyror: kështu nuk është nevoja të shqetësoheni ndaj humbjes së flokëve
Është një fenomen natyror: kështu nuk është nevoja të shqetësoheni ndaj humbjes së flokëve
Ka shkaktarë të shumtë që ndikojnë në humbjen e flokëve, por me nje kujdes më të madh mund ta reduktoni humbjen e flokëve.
Rregullisht lani flokët me shampo të butë
Pastrimi i flokëve rregullisht është pjesë e madhe e parandalimit të humbjeve të flokëve. Kur e bëni këtë ju jeni duke e ulur rrezikun e infeksioneve dhe humbjes së flokëve.
Vitamina për humbje të flokëve
Vitamina A inkurajon trupin në mënyrë të shëndetshme të parandalojë humbjen e flokëve, si dhe vitamina E është e mirë në mbajtjen e flokëve të fortë.
Shmangeni krehjen e flokëve të lagura
Shmangeni krehjen e flokëve kur i pastroni sepse e rritni shanset për humbje të tyre.
Mbajeni trupin tuaj të hidratuar
Nëse pini 4 deri 8 gota ujë gjatë ditës por edhe më shumë, ndikon në rritjen e flokëve.
Aktivitet fizik
Bëni kohë për aktivitet fizik. Ndikon në reduktimin e stresit që është një faktor që ndikon në rënien e flokëve.
Mos konsumoni duhan
Pirja e cigares zvogëlon sasinë e gjakut që derdhet në lëkurën e kokës dhe kjo shkakton humbje të flokut./21Media