Haradinaj kujton të rënët

Haradinaj kujton të rënët

Kryeministri i Republikës së Kosovës, në dorëheqje, Ramush Haradinaj në 21-vjetorin e Epopesë së Vërrinit, ka kujtuar sakrificën e pashembullt të secilit ushtar e komandant që luftuan për çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se djemtë e Prizrenit e Pashtrikut, ishin gjithmonë aty ku i kërkoi atdheu dhe përgjithmonë do të jenë frymëzues për brezat, se si i dilet zot të drejtës sonë.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Vërrinit dhe tërë Kosovës”, ka thënë ai.

Në betejën e Vërrinit, e cila u zhvillua nga 1-5 shtator të vitit 1998, kanë rënë 27 dëshmorë dhe 42 martirë./21Media