Arrestohen 4 persona

Arrestohen 4 persona

Shkoi për të instaluar një kondicioner, por gjeti vdekjen. Kjo është historia tragjike e I.Ç, djaloshit nga Mallakastra që jetonte dhe punonte në Tiranë. 26 vjeçari u qëllua me plumb në kokë dhe vdiq në spital mëngjesin e sotëm.

Policia shpalli në kërkim dy djemtë e pronarit të vilës 3 katëshe në rikonstruksion, ku ndodhi krimi, si dhe arrestoi 4 persona të tjerë. Mes të arrestuarve është edhe pronari dhe 27 vjeçari të cilin vëllezërit i kërkuan të merrte përsipër krimin.

Sipas Policisë, rreth orës 11.00 në Tiranë. 26 vjeçari kishte shkuar për të instaluar kondicionerin në vilën trekatëshe në pronësi të B.K në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Ka pasur konflikt mes punëtorit të kondicionerit dhe djemve të shtëpisë.

Policia informon se pas vrasjes është biseduar me 27 vjeçarin, L.V për të marrë përsipër krimin.

Po nga veprimet hetimore, rezultoi se këta shtetas kanë biseduar me shtetasin L.V, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të kryera, shtetasi L.V., 27 vjeç banues në Tiranë, gjatë orëve të vona të natës është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat  penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës” informon policia.

Të arrestuarit janë A.S, 43 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. F.B, 41 vjeç, B.K, 54 vjeç dhe L.Ç 36 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi, siç njofton Policia, dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kompetente sipas detyrimit ligjor./oranews