Kontrollohuni tek doktori nëse djersiteni në mënyrë anormale gjatë natës

Kontrollohuni tek doktori nëse djersiteni në mënyrë anormale gjatë natës

Është normale të djersiteni në gjumë gjatë natës nëse jeni në një ambient me temperatura të larta apo keni veshur rroba të trasha, mirëpo nëse nuk është asnjëra nga këto atëherë kjo mund të jetë një shenjë për ndonjë problem shëndetësor.

Këto janë arsyet se përse djersiteni në gjumë:

Temperaturat e larta të trupit

Kjo është ndër arsyet më të zakonshme se përse djersitet trupi. Një dhomë e fjetjes që ka temperaturë të lartë mund t’i ngritë edhe temperaturat e trupit. E njëjta gjë ndodhë edhe nëse jeni duke veshur rroba të trasha.

Çrregullimet e gjumit

Fatkeqësisht, nëse djersiteni shumë gjatë natës, kjo do të thotë se mund të jeni duke vuajtur nga ndonjë çrregullim i gjumit. Kjo nuk është befasuese, pasi që djersitja ka ndikim në gjumin të cilin e bëni.

– Apnea e gjumit, që do të thotë se keni vështirësi të merrni frymë kur bini të flini. Çdo sulm i apnesë shpinë në një shpërthim të papritur të kortizolit (hormon i stresit).

– Rrjedhje të nxehta, të cilat femrat i përjetojnë si shenjë të menopauzës. Djersitjet e natës shkaktohen për shkak të humbjes së estrogjeni dhe progesteronit tek gratë e vjetra./21Media