DnV flet për procesin e zgjedhjeve

DnV flet për procesin e zgjedhjeve

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim së pari ka demantuar një lajm të rremë që kanë dalë rezultate të parakohshme nga DNV-ja, duke deklaruar se DNV në asnjë rrethanë nuk nxjerrë rezultate, që është gjë e pamundshme gjatë procesit të votimit.

Gati në përmbyllje te votimit, deri në orën 17:00, 38% kanë dalë në zgjedhje, kështu duke pasur një ngritje nga vitet paraprake, sidomos nga zgjedhjet e vitit 2017.

Nga ora 17:00 deri në 19:00 do të ketë edhe një rritje të caktuar në këtë numër, shkruan rtv21.tv.

“I bëjmë thirrje KQZ-së t’u mundësojë të gjithë qytetarëve që gjenden në qendrat e votimit kur të përfundon koha, të votojnë.”, ka deklaruar Kryeziu.

Parregullsi kanë ndodhur, deklaron Kryeziu, që kanë ardhur si rezultat i afateve të shkurta kohore për zgjedhjet e parakohshme, pasi ka pasur vetëm 3 ditë afat për të kontrolluar vendvotimin apo ndërruar atë.

Brengë tjetër për Kryeziun është fakti që ka ndodhur një numër i madh i votimeve me asistencë nga qytetarët. 23.500 raste të votimeve me asistime deri në orën 17:00./21Media