Shkak- vonesat e komisionerëve dhe materialeve të ndjeshme zgjedhore

Shkak- vonesat e komisionerëve dhe materialeve të ndjeshme zgjedhore

Demokracia në Veprim (DnV), ka deklaruar se ka pasur vonesa në hapjen e qendrave të vendvotimit në 2.6 për qind të vendvotimeve në Kosovë.

Ismet Kryeziu nga DnV-ja ka treguar arsyet se pse kanë ndodhur këto vonesa.

“Për shkak të vonesave të komisionerëve, për shkak të vonesave në shpërndarjen e materialeve, përjashtuar në dy tri vende si në Shtërpcë dhe Graçanicë për mungesë të vulave, që janë sjellë me vonesë”, ka thënë Kryeziu në një konferencë për media.

Ai gjithashtu ka thënë se një qendër në Prizren nuk është hapur ende për shkak se një komisioner është tërhequr.

“Është një qendër në të cilën qytetarët ende nuk mund të votojnë për shkak të tërheqjes së një komisoneri në momentin e fundit në qendrën “Ukshin Hoti” në Prizren, dhe tani institucionet përgjegjëse janë duke e bërë zëvendësimin e komisionerit për të mundësuar hapjen e këtij votimi”, ka deklaruar Kryeziu.

Kosova sot po mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Janë 1 milion e 937 mijë e 869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilët do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1  mijë e 67 kandidatë për deputetë. Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues./21Media