Incidente të raportuara nga DnV

Incidente të raportuara nga DnV

Vëzhguesit e koalicionit të OJQ-ve “Demokracia në Veprim” të cilët po përcjellin procesin e numërimit të fletëvotimeve kanë raportuar se:

Në Skivjan të Gjakovës, në Shkollën “Ukshin Miftari”, në vendvotimin 0214C/03R, ka ndodhur një incident ku një vëzhgues i një subjekti politik ka sulmuar fizikisht Kryesuesit e këtij vendvotimi, duke penguar të njëjtin që të kryej detyrën zyrtare. Policia ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe ka marr nën kontroll vendvotimin duke i larguar të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit nga vendvotimi në fjalë.

Në Gjakovë, në Shkollën “Nexhmedin Nixha”, në vendvotimin 0203X/01R është evidentuar një rast kur një komisionere gjatë procesit të numërimit ka ndërhyrë në fletëvotim duke shënjuar atë. Vëzhguesit e DnV-së e kanë denoncuar rastin në Policinë e Kosovës.

DnV ka deklaruar se presin që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për të garantuar një atmosferë të qetë dhe zgjedhje demokratike dhe të lira.