Një nga parregullsitë ishte gjetja e vendvotimeve

Një nga parregullsitë ishte gjetja e vendvotimeve

Sot kur Kosova po voton, sipas vëshguesëve të Demokracisë në Veprim nga ora 09:30 deri në orën 13:00 votuan rreth 372 mijë qytetarë ose rreth 19% e qytetarëve, shifër kjo e cila u rrit në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017.

Sipas DNV-së, një ndër parregullsitë ishte gjetja e vendvotimeve, ku u identifikuan rreth 7 mijë e 300 raste.

Ndërsa, nga ora 09:30 deri në orën 13:00 votuan afro 22 mijë votues me asistencë. Ndërkaq, fotografimi i votës u identifikua në 83 raste, derisa shkelje pati edhe në bërje publike të votës.

Kosova sot po mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga ora 07:00 nisi votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. 1 milion e 937 mijë e 869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilët do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1  mijë e 67 kandidatë për deputetë. Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinjë në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues./21Media