Sonte me fillim prej orës 21:05 do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale të Europa Ligës

Sonte me fillim prej orës 21:05 do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale të Europa Ligës

Do të jenë dy ndeshje mjaftë interesante por vëmendja pritet të jetë në Londër ku do të ndeshen Arsenali dhe skuadra e Atletico Madridit.

Kjo ndeshje mund të quhet finale para finales pasi që ekipi që kualifikohet në finale atëherë do të jetë favorit për të triumfuar këtë sezon në Europa Ligë.

Arsenali u kualifikua në gjysmëfinale pasi që në çerekfinale arriti ta eliminojë skuadrën e Milanit, duke e mposhtur atë në dy ndeshjet, ndërsa rivali i Arsenalit sonte Atletico Madridi në gjysmëfinale arriti pasi mposhti Sportingun e Lisbonës.

Arsenali do të ketë disa mungesa të rëndësishme si mungesa e Mkhitaryan por në dyshimë janë edhe Mesut Ozil e Jack Wilshere, ndërsa te skuadra mysafire do të mungojnë Filipe Luis dhe Juanfran.

Ndeshja tjetër zhvillohet në Francë në mes të Marseilles dhe Salzburgut të Valon Berishës.

Salzburgu i cili bëri befasinë duke eliminuar në çerekfinale skuadrën italiane të Lazios kërkon që t’i befasojë edhe francezët dhe të kualifikohet në finale, ndërsa Marseille në gjysmëfinale u kualifikua pasi mposhti skuadren gjermane të Leipzigut.

Mbetet të shihet nëse Valon Berisha do të bëhet kosovari i parë që arrin në finale të Europa Ligës me klubin e vetë, pasi pas një jave do të zhvillohen edhe ndeshjet kthyese të ketyre gjysmëfinaleve.