Gjykata pranoi aktakuzën

Gjykata pranoi aktakuzën

Aktakuza nga ana e Prokurorisë publike për aksidentin tragjik të autobusit në afërsi të fshatit Llaskarcë është pranuar tërësisht nga Gjykata penale.

Së shpejti do të fillojë procesi gjyqësor kundër gjashtë të akuzuarve të cilët janë sjellë në mënyrë të papërgjegjshme para se të ndodh tragjedia në rrugën Tetov-Shkup, ku në shkurt të këtij viti humbën jetë 16 pasagjerë, ndërsa 37 të tjerë morën lëndime të rënda trupore.

Prokuroria themelore publike më 1 korrik ngriti gjashtë aktakuza për të akuzuarit nga “Durmo Turs”. Përmes sistemit AKMIS lënda do të ndahet për veprim të mëtutjeshëm, ndërsa më pas do të caktohet edhe datë për fillimin e procesit gjyqësor./TV21