Podujeva nesër voton

Podujeva nesër voton

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës do të mbahen sipas planit të tyre.

Valdete Daka tregoi se komision Qendror Zgjedhor, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për parandalimin e koronavirusit dhe se nuk ka asnjë arsye për anulimin e zgjedhjeve.

Në Kosovë dje janë konfirmuar dy raste me koronavirus. Dy pacientët janë në QKUK ndërsa njoftimi është dhënë nga Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia./21Media