Kushdo që del nga arkivoli për ndonjë arsye, me përjashtim të banjove dhe pushimeve, do të skualifikohet

Kushdo që del nga arkivoli për ndonjë arsye, me përjashtim të banjove dhe pushimeve, do të skualifikohet

Vitin e kaluar kompania Six Flags festoi Fright Fest duke ftuar njerëzit të kalonin 30 orë të bllokuar brenda një arkivoli vetëm.

Por, sfida këtë vit në sezonin e Halloween po ndryshohet për të bërë më pak ose më shumë të frikshme. Kjo në varësi sesi garuesit ndjehen kur ndajnë hapësirën personale me një person tjetër. Nga ora 16:00 e 27 shtatorit deri në orën 22:00 të 28 shtatorit të paktën 6 çifte do futen në 6 arkivole në Six Flags America në Maryland.

Çiftet që do ndajnë të njëjtin arkivol, duhet të jenë thjesht të gatshëm të marrin përsipër këtë sfidë pavarësisht nëse janë miq, anëtarë të familjes, partnerë ose të huaj.

Ata mund të marrin jastëkë, dyshek për të fjetur dhe gjithçka që ju nevojitet që varri tu duket më tërheqës. Pasi të vendosën në arkivole, garuesit do kenë shanset të shikojë disa herë dritën e diellit para se të përfundojë sfida.

Gjithashtu do lejohen të shkojnë në banjë, të ulen në arkivol për të ngrënë ose për të qëndruar në telefon. Çdo garues mund të marrë kartën “Get Out of the Coffin Free Card”, që mund ta përdor për të dalë nga varri për 6 minuta.

Telefonat, orat, kufjet janë të ndaluara rreptësisht përveç gjatë minutave të pushimeve. Kushdo që del nga arkivoli për ndonjë arsye, me përjashtim të banjove dhe pushimeve të vaktit, do të skualifikohet automatikisht dhe nuk ka të drejtë të fitojë konkursin.

Çifti i fundit i mbetur do të fitojë 600 dollarë dhe do t’i ndajë mes vete, raporton oranews.