Gjashtë të mirat që sjell konsumimi i shalqirit

Gjashtë të mirat që sjell konsumimi i shalqirit

Shalqiri është fruti më i dashur në stinën e verës, i pasur me vitamina dhe minerale është ideal për të rimarrë substancat e humbura me djersitjen.

Shalqiri ka efektin të ju bëjë të ndiheni të ngopur ndërkohë që keni marrë minimumin e kalorive. Shalqiri është i shijshëm, i freksët, ka cilësi pa fund, por në fakt, është edhe më i çmuar se ç’mendoni.

Burim i kripërave minerale të rëndësishme si: potasiumi, fosfori dhe magneziumi, përveç vitaminave, sidomos vitaminës C, shalqiri është i pasur me antioksidantë si beta karoteni dhe likopeni.

Zbuloni më shumë për të mirat që ka shalqiri:

Lamtumirë lodhje

Shalqiri përfshin sasi të mëdha mineralesh e vitaminash, të cilat nevojiten sidomos në verë kur, për shkak të nxehtësisë, djersitja shtohet. Një fetë shalqi, përveç se ju freskon, është edhe ilaç kundër lodhjes.

Jo më hipertension

Shalqiri është një aleat i shkëlqyer për aparatin kardiovaksular, pasi ndihmon në uljen e presionit të gjakut. I varfër në sodium, falë prezencës së potasiumit dhe citrulinës, një aminoacid që ndihmon zgjerimin e venave të gjakut, ky frut është i shkëlqyer në balancimin e presionit.

Lamtumirë celulit

Shumë i pasur me ujë dhe tej mase diuretic, shalqiri është aleati ynë numër një në luftën kundër celulitit. Frut i shkëlqyer në shkarkimin e ujrave të tepërta. Shëmtia luftohet edhe në tryezë.

Antioksidat natyral

Shalqiri është një antioksidant shumë i fuqishëm, falë vitaminës C, që lufton veprimin e radikaleve të lira, duke parandaluar plakjen dhe formimin e qelizave kancerogjene. Ndërkohë, stimulon sistemin imunitar, duke parandaluar edhe ftohjet gjatë verës.

Aleat i bukurisë

Ky frut ju garanton mirëqenie të lëkurës, falë përmbajtjes së beta karotenit, një pigment me veprim antioksidant, i cili u jep fruta perimeve, ngjyrën e verdhë në portokalli.

Kryen një sërë funksionesh në organizëm, siç është rritja e qelizave, mbron sytë dhe është shumë i dobishëm për rritjen e kockave. Konsumimi i shalqirit vonon plakjen e lëkurës dhe e mban elastike.

Lufton inflamacionet

Shalqiri është antiinflamatori perfekt, falë likopenës, një antioksidant që ndihmon në parandalimin e patologjive, madje edhe të rënda. Likopeni, bashkë me betakarotenin, stimulon në mënyrë të natyrshme prodhimin e melaninës.

Kujtojmë se frutat dhe perimet me lëkurë dhe tul ngjyrë të kuqe, të verdhë dhe portokalli, duke nisur nga karrotat, specat dhe domatet, janë aleatët më të mirë për ngjyrën e bukur të trupit.