Dobruna: Më pyetën për vendimet në Gjykatën Ushtarake

Rrëfimi i Sokol Dobrunës rreth intervistimit nga Prokuroria Speciale.- Dobruna: Më pyeten a kisha kontakte me Thaçin, Veselin dhe Halitin

Ish kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, i cili para pak ditësh u intervistua nga Prokuroria Speciale e Kosovës me seli në Hagë, shpalosi detaje rreth këtij intervistimi. Tha se ende nuk e ka të qartë se në çfarë cilësie është ftuar nga zyra e Prokurorit të Specializuar për intervistim. Theksoi se në një dokument e ka parë që shkruante dëshmitar, por që nga parashtrimi i pyetjeve dhe përvoja e tij si avokat, ka dyshimet e tij, se ai mund të jetë edhe i dyshuar./21Media

 

Back to top button