"Kjo do të jetë presidencë e pasuksesshme e SEECP"

“Kjo do të jetë presidencë e pasuksesshme e SEECP”

Kryesuesi i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, deklaroi sot se nuk do të vijë në Kosovë, kur të mbahet takimi i radhës së Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës (SEECP).

Ai këto komente i bëri sot pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Sarajevë, ku po mbahet samiti SEECP, në të cilën nuk merr pjesë Kosova.

Kur bëhet fjalë për mbajtjen e forumit në Kosovë, e cila është kryesuese e SEECP, Dodik tha se nuk ka nevojë të jetë pjesë e tij.

“Kjo do të jetë presidencë e pasuksesshme e SEECP. Unë prej 20 korrikut nuk do të jem më kryesues dhe le të vendosin, por në formatin në të cilën BeH nuk e njeh statusin e Kosovës. Ka një modalitet për bashkëpunim dhe me siguri dikush do të shkojë në emër të Bosnjës,” tha Dodik.

Ndryshe, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk ka marrë pjesë në samitin në Sarajevë, pasi ftesa nga Dodik ishte dërguar me fusnotë.