Aksioni i doganës në Lipjan

Aksioni i doganës në Lipjan

Dogana e Kosovës në kuadër të aktiviteteve kundër kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme, ka zhvilluar një aksion në qytetin e Lipjanit ku edhe janë kapur sasi të cigareve pa banderola, pra të kontrabanduara.

Njësit e anti-kontrabandës së bashku me sektorët tjerë të Doganës kanë ushtruar kontrolle në qytetin e Lipjanit, më saktësisht në katër (4) lokacione të dyshuara ku edhe janë hasur produkte të duhanit pa mbulesë dokumentare, respektivisht të kontrabanduara, gjithsejtë nga 4 raste sasia totale e mallrave të konfiskuara është:
-Lloje të ndryshme të cigareve: 42,220 copë cigare.
-Duhan Refuz 30 kg.
-Filtera per cigare 30,000 copë, thuhet në njoftimin e Doganës.

Tutje në njoftim thuhet se cigaret pa banderola janë konfiskuar dhe janë lëshuar vërtetimi për konfiskimin e mallit si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse./21Media