Dogana mblodhi 837 milionë euro për nëntë muajt e vitit 2018

“Ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 33 mil€”

Gjatë periudhës nëntë mujore (Janar- Shtator 2018) të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 837 milionë euro, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqet një rritje prej 3.13% apo rreth 25.5 mil€ më shumë.

Kështu ka njoftuar zyra për informime  Doganave të Kosovës.

Në anën tjetër, ndikim ne te hyra e grumbulluara nga Dogana gjate kësaj periudhe ka pasur edhe MSA, pakoja fiskale qe i referohet  lirimet nga taksat ne import  për prodhuesit si dhe importi i veturave te përdoruara.

“Sa i përket lirimeve sipas MSA  duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 33 mil€, ndërsa  ndikimi ne te hyra i pakos fiskale që i referohen prodhuesve përgjatë periudhës raportuese është rreth 56 mil€. Këtu duhet theksuar gjithashtu  edhe ndikimi nga kufizimi i importit te veturave te përdorura  ku vërehet një rënie e theksuar krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 9816 copë vetura te përdoruar më pak ne import, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie prej 16.7 mil€ më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar tek kategoria e veturave te përdorura ,ndërsa tek veturat e reja kemi një rritje te importit prej 583 cope vetura qe ka ndikuar te kemi edhe te hyra me shume tek kjo kategori e veturave te reja  për rrethe 2 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Përkundër te gjitha këtyre ndikimeve ne te hyra si nga  lirimet nga taksat për prodhuesit, ndikimi nga MSA dhe kufizimi ne importit te veturave , Dogana e Kosovës ka vazhduar të tregoj një performancë shumë të mirë në inkasimin e të hyrave për periudhën raportuese.

Back to top button