Dogana rrit numrin e kontrolleve në tërë territorin e Kosovës

Aktivitete kanë rezultuar me zbulimin e 18 rasteve mallrave të dyshimta

Dogana ka rritur numrin e kontrolleve fizike ndaj  automjeteve, mallrave dhe personave.

Në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e kontrabandës, siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, gjatë javës së kaluar zyrtarët doganor kanë ndërmarr një mori aktivitetesh në të gjithë territorin e Kosovës.

Siç theksohet, gjatë kësaj kohe janë ushtruar 507 aktivitete në tërësi, duke filluar nga kontrollimet si dhe deri tek patrullimet.

“Rritja e kontrolleve dhe patrullimeve ka rezultuar me 18 kundërvajtje si të personave fizik po ashtu edhe të subjekteve juridike”, bëhet e ditur në komunikatë.

Aktivitete kanë rezultuar me zbulimin e 18 rasteve mallrave të dyshimta kontrabandë, kryesisht pije alkoolike dhe jo-alkoolike, ushqime të gatshme dhe teknikë të ndryshme, vlera e të cilave është 25.000 Euro.

Ndër të tjera bëhet e ditur se duke u bazuar në dispozitat relevante ligjore, është aplikuar masa e sekuestrimit të automjeteve transportuese në sasi prej 2 copë./21Media 

Back to top button