Dogana rrit performancën e të hyrave

Performancë me 5.15 përqind më shumë se vitin e kaluar

Dogana e Kosovës ka vazhduar me performacën të lartë në mbledhjen e të hyrave. Angazhimit të zyrtarëve doganor dhe rritje së kontrolleve në pikat kufitare si dhe në brendi të vendit kanë ndikuar në rritje e performacës, thuhet në një komunikatë për medie.

“Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 5,15% më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 30 milion euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana kishte mbledhur 567,7 milion euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 597,01 milion euro. Gjithashtu edhe kundrejt parashikimeve për vitin 2017 dogana ka arritur të kaloj projeksionit e qeverisë për 4 milion euro deri tani, respektivisht sipas trendeve aktuale deri në fund të vitit 2017 do të arrij rekord në mbledhjen e të hyrave, të cilat për këtë vit pritet të janë mbi 1 miliard e 100 milion euro”, thuhet më tej në komunikatë.

Sipas tyre kjo rritje tregon edhe një herë përkushtim e Doganës në realizimin dhe mbushjen e buxhetit ashtu që Kosova të ketë fonde të mjaftueshme të cilat rikthehen tek qytetarët e Kosovës përmes investimeve në arsim, shëndetësi, siguri, infrastrukturë dhe shumë nevoja të tjera.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim./21Media

Back to top button