Dogana shënon rekord, kalon 400 milionë të hyra

Dogana deri më tani asnjëherë nuk ka arritur të kalojë 400 milionëshin

Dogana e Kosovës në 5 mujorin e parë ka arritur të grumbulloj 412 milionë euro, e që në krahasim me periudhën e vitit të kaluar, por edhe disa viteve paraprake tregon rritje të theksuar.

Dogana nëpërmjet një komunikate, thotë se vazhdon të tregojë performancë shumë të mirë në të hyra e grumbulluar për pjesën e parë të vitit 2019.

“Që nga themelimi i Doganës e deri tani asnjëherë nuk është arritur të kalohen 400 milionë euro në pjesën e parë të vitit, respektivisht në 5 mujorin e parë. Dogana ka arritur që deri tani të grumbulloj 412 milionë euro e që në krahasim me periudhën e vitit të kaluar por edhe disa viteve paraprake tregon rritje të theksuar”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Në vitin e kaluar në këtë periudhë Dogana kishte të hyra prej 383 milionë derisa tani në këtë vit të hyrat kanë arritur të jenë më të larta për rreth 30 milionë euro apo 7.6% më shumë./21Media

Back to top button