Mësuesja është therur tri herë me thikë

Mësuesja është therur tri herë me thikë

Doktoresha që po e trajton mësuesen e therur sot në shkollën “7 marsi” në kryeqytet, Dafina Bashota tregoi gjendjen e saj. Ajo para mediave tha se mësuesja është therur tri herë me thikë në abdomen (pjesa e barkut), por se gjendja e saj është stabile.

“Rreth orës 08:18 sot kemi pranuar një paciente me inicialet V.N., në vitin 1969 e lindur e cila ka pasur lëndime në abdomen, tri therje me thikë. Për momentin është gjendja stabile e pacientes, janë bërë të gjitha ekzaminimet e mundshme dhe tanimë terapia është dhënë dhe po trajtohet në kirurgjinë abdominale”, tha Bashota.

Doktoresha shtoi se viktima ka qenë shumë e shqetësuar emocionalisht.

“Ka qenë mjaftë e shqetësuar dhe ka qenë në gjendje mesatarisht të rëndë por tani është stabilizuar por ishte shumë e shqetësuar emocionalisht”, tha Bashota.

Një mësuese në Prishtinë dyshohet se është plagosur nga një grua sot në shkollën ‘7 marsi’.

Policia tregoi se viktima ka inicialet V.P dhe është 49 vjeçe. Ajo sipas policisë ka marrë plagë nga thika dhe e njëjta  menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar B.D, një grua 38 vjeçare, të cilës i është konfiskuar thika.

Ndërsa, për këtë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili i uroi shërim mësueses që me dekada punon në Komunën e Prishtinës, raporton kallxo.com