Një grua nga Tajvani kishte katër bleta të vogla që jetonin brenda syrit të saj

Një grua nga Tajvani kishte katër bleta të vogla që jetonin brenda syrit të saj

Bletët u zbuluan gjatë një kontrolli mjekësor që gruaja bëri. Ky është rasti i parë i tillë në ishull.

28-vjeçarja, e identifikuar vetëm si He, ishte duke hequr barërat e këqija në tokë kur insektet fluturuan në sytë e saj.

Mjeku Hong Chi Ting  nga Fooyin University Hospital  tha për BBC se u trondit kur nxori nga sytë e gruas insektet prej 4 mm duke i kapur nga këmbët e tyre.

28-vjeçarja pritet që të shërohet plotësisht dhe ka dalë nga spitali.

Bletët, të njohura si Halictidae, tërhiqen nga djersa dhe shkojnë tek njerëzit pikërisht për të marrë djersën.

Ata gjithashtu pinë lotët tek syri i njeriut për të marrë përmbajtjen e tyre të lartë të proteinave,  sipas një studimi nga Shoqëria Entomological Kansas.

Gruaja tha se po pastronte barin tek varret e të afërmve kur insektet fluturuan në sytë e saj.

Ajo fillimisht mendoi se i kishte hyrë në sy ndonjë papastërti. Por disa orë më vonë sytë 28-vjeçares u frynë dhe kishte dhimbje. Ndaj shkoi në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Nuk mund ti mbyllte plotësisht sytë. Shikova me një mikroskop dhe pashë diçka të zezë që dukej si një këmbë insekti,”-tha mjeku Hong. “I kapa këmbën dhe e nxora nga syri shumë ngadalë, pastaj pashë një tjetër, një tjetër dhe një tjetër. Ishin të padëmtuara dhe të gjalla.”/oranews