Pjesëmarrëse 40 shtete në gjashtë kategori garuese

Pjesëmarrëse 40 shtete në gjashtë kategori garuese

Edicioni i 17-të i Festivalit të Filmit Dokumentar dhe të shkurtër,  DokuFest, që do të mbahet në Prizren, nga data 03-11 gusht,  do të shfaqë 100 filma në gjashtë kategoritë garuese të tij.

Përmes një komunikate për medie u bë e ditur se në këto gjashtë kategori pjesëmarrëse do të jenë 40 shtete, me dhjetë premiera botërore, katër premiera ndërkombëtare dhe një numër të premierave evropiane dhe rajonale. Ndërsa filmat tjerë do të kenë premierën kosovare.

Edicionin  e 17-të të DokuFestit e karakterizojnë një numër i mrekullueshëm i filmave të shkurtë dhe të kinemasë eksperimentale.  Më tutje në komunikatë se në festival do të prezantohen filma për herë të dytë ose të tretë. Ndërsa, nëpër seksione garuese do të  prezantohet puna e filmëbërësve të rinj.

Drejtori Artistik i festivalit, Veton Nurkollari i cilëson filmat dhe regjisorët e tyre si të guximshëm dhe avanturistik. Ndjehen të kënaqur që DokuFesti po sjellë më të mirën nga fusha e filmit dhe kinemasë.

Në ditët në vijim festivali do të vazhdojë të shpallë programet tjera speciale, përfshirë edhe programin e njohur View From the World si dhe programin e kuruar për temën qendrore të festivalit ‘Reflektimi’. / 21Media