Kamp veror për nxënësit

Kamp veror për nxënësit

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se ka hapur aplikimin për punëtorinë “Film & Factual Media”.

Festivali ka ftuar të gjithë nxënësit e Shkollave të Mesme nga Gjilani, Vitia, Kaçaniku dhe Hani i Elezit që të aplikojnë për kampin veror ku do të aftësohen në prodhimin e filmave dokumentar.

Kampi 3 ditor organizohet në kuadër të edicionit të 16-të të DokuFest që mbahet nga 4-12 gusht 2017 në Prizren.

“Programi i kampit ka për qëllim nxitjen e kreativitetit tek të rinjtë përmes punëtorive intenzive, master klasave dhe ushtrimeve praktike. Aplikantët duhet të jenë nxënës të shkollave të mesme dhe të kenë aftësi komunikimi në gjuhën Angleze.

Ky aktivitet implementohet nga Dokufest dhe mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC”, shkruhet në komunikatë.

Të gjithë të interesuarit duhet të plotesojnë këtë formular: https://goo.gl/forms/M35auZmeP91k8TG92./21Media