Veseli lavdëron organizatorët e festivalit të filmit

Veseli lavdëron organizatorët e festivalit të filmit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot vizitoi qytetin e Prizrenit, me ç’rast ka qëndruar në ambientet ku po mbahet festivali “DokuFest”.

Veseli ka lavdëruar punën e organizatorëve dhe vullnetarëve të festivalit.

Sipas Veselit, “DokuFest-i” është një shembull i mirë i potencialit zhvillimor që ka Kosova në rrafshin e turizmit kulturor.

“Festivali i filmit “DokuFest”, që ndez çdo vit atmosferën në qytetin e bukur të Prizrenit, është ngjarja më e rëndësishme artistike në Kosovë që na bën të gjithëve krenarë. Përgëzoj e falënderoj organizatorët dhe vullnetarët e DokuFest-it që kanë arritur ta përfshijnë këtë festival në listën 10 më të mirëve të Evropës duke ngritur lart reputacionin e Kosovës në hartën ndërkombëtare të jetës kulturore. Po ashtu, ky festival, është një shembull i mirë i potencialit zhvillimor që ka Kosova në rrafshin e turizmit kulturor. Prandaj, të tilla iniciativa do të gëzojnë në të ardhmen një mbështetje edhe më të madhe nga qeveria e Kosovës”, shkroi Veseli në Facebook./21Media