Nga 03 – 11 gusht në Prizren do të shfaqen mbi 200 filma

Nga 03 – 11 gusht në Prizren do të shfaqen mbi 200 filma

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe atij të shkurtër “DokuFest” këtë vit mban edicionin e 17-të të tij. “Reflektimi” do të jetë tema boshte e këtij festivali i cili do të mbahet nga 3 deri më 11 gusht. Në kinematë e shumta që do të jenë në Prizren do të shfaqen mbi 200 filma, shumica prej të cilëve garojnë në gjashtë programet garuese të festivalit./21Media