Dokumentar: Nga UÇK-ja deri te formimi i Ushtrisë

Kosova sot u bë Ushtri

Në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajtë ceremonia për ushtrinë e Kosovës, në të cilën të pranishëm ishin krerët e lartë shtetëror, deputetë dhe emra të njohur të vendit. Me këtë rast të pranishmëve me fjalë rasti iu drejtuan Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, të cilët uruan Kosovën për formimin e ushtrisë.

Në kuadër të ceremonisë, të pranishmëve iu prezantua një dokumentar rreth 8 minuta, në të cilin është përshkruar rrugëtimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e deri te formimi i Ushtrisë, shkruan rtv21.tv

Kuvendi i Kosovës sot me 107 vota pro ka miratuar shndërrimin e FSK-së në Ushtri. Paraprakisht janë miratuar edhe tri ligjet për FSK-në, ligji për Ministrinë e Mbrojtes, ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për shndërrimin e FKS-së në Ushtri./21Media

Back to top button