Premiera vjen me rastin e dhjetë vjetorit të vdekjes së aktorit

Premiera vjen me rastin e dhjetë vjetorit të vdekjes së aktorit

Për shkak të mungesës së fondeve, regjisorit Valmir Tertini i janë dashur plot katër vjet për të përfunduar dokumentarin për aktorin Bekim Fehmiu. Ky dokumentar i metrazhit të gjatë, skenarin e të cilit e ka shkruar gazetari Fahri Musliu, do të shfaqet premierë më 15 qershor,pikërisht  me rastin e dhjetë vjetorit të vdekjes së aktorit.