“Ne respektojmë të gjitha fetë, të gjitha kulturat.”

“Ne respektojmë të gjitha fetë, të gjitha kulturat.”

Dolce & Gabbana ka prezantuar koleksionin ‘Alta Moda’ dhe ‘Alta Sartori’ në liqenin e Komosë vikendin e kaluar. Dyshja italiane për koleksionin ekstravagant të veshjeve për femra, meshkuj dhe bizhuteri ka organizuar një paraqitje katër ditore teje ekstravagante të rezervuar vetëm për klientë të klasit të lartë dhe mediat.

Koleksioni i këtij viti është inspiruar nga liqeni Komo, nga vilat afër bregut, nga aristokratët që kanë jetuar aty dhe të gjitha fjalët që e rrethojnë atë. Si dhe nga shkrimet e autorit italian Alessandro Manzoni i cili ka shkruajtur I Promessi Sposi ( Të Pagjeturit) të cilin Stefano Gabbana e quan ‘Shekspiri i ynë’.

Dipti Sharma in a sari at the show 

Por përveç veshjeve me frymëzim letrar dhe nga liqeni Komo në koleksion ishin edhe shumë elemente ndërkombëtare. Duke përfshirë një sari (veshje e veshur nga femrat në Azinë Jugore) speciale e veshur nga një bluzë blu me mëngë të gjëra.

Halima Aden was told by the designers to tie the headscarf any way she saw fit for the Dolce & Gabbana show 

Një pamje më ‘modeste’ e veshur nga Halima Aden që është një kaftan ( tunik e veshur nga meshkujt në lindjen e afërme) e zbukuruar me pupla struci dhe e përfunduar me një turban ( shallë i vendosur në kokë nga meshkujt myslimanë).

“Ne kemi një modele, një vajzë indiane dhe ne i thamë asaj: ‘Ne do të japim një copë të materialit dhe ti do ta bësh vetë sarin dhe pastaj ne do ta rregullojmë veshjen. Ne e duam traditën. Në këtë rast ne duam të shtojmë prekjen tonë në traditën indiane”, ka thënë Gabbana për ‘The National’.

“Ne kemi një muslimane gjithashtu, me një shall për kokë. Dhe me të kemi vepruar njësoj. Ne i kemi thënë: Ky është materiali, bëje në mënyrën se si ju visheni sepse ne nuk e dimë saktësisht se si e bëni ju”, vazhdon Gabbana.

“Kjo përvojë është e bukur sepse në zbulojmë të gjitha kulturat. Ne respektojmë të gjitha fetë, të gjitha kulturat, të gjitha format, të gjitha moshat. Kjo është bota modern”, ka shtuar Domenico Dolce.

“Nuk është vetëm një referencë në një veshje; ndoshta janë pesë referenca të ndryshme dhe pesë qëllime të ndryshme, në një veshje… Është sikur një ëndërr; ëndrra jonë”, ka thënë Gabbana./21Media