“Mesjeta ime” mund të cilësohet si autobiografi narrative-eseistike

“Mesjeta ime” mund të cilësohet si autobiografi narrative-eseistike

Doli nga shtypi libri me ese autobiografike “Mesjeta ime” i autorit Ag Apolloni.

Titulli i librit i referohet moshës së autorit, sipas konceptit biblik dhe mjedisit, në të cilin jeton ai.

Duke e parë realitetin tonë socio-politik si një lloj mesjete të re, Apolloni i rikontekstualizon konceptet mesjetare nëpër kapitujt që mbajnë tituj latinisht: Obscura, Vulgus, Doctrina, Pelegrin, Allegoria, Persona, Schisma, Templarius, Inquisitio dhe Memento.

Siç shihet nga titujt, preken dukuri të aktualitetit, nga lindja deri te vdekja, nga familja deri te qeveria, nga inkuizicioni virtual deri te ekstremizmi fetar, nga fryma e vendit deri te forma e shoqërisë.

Të gjitha këto jepen nëpërmjet një narracioni eseistik personal, prandaj edhe nëntitulli i librit është “confessiones”, çka tregon se autori, siç e thotë në parathënie, në këtë libër rrëfen ankthet e tij para lexuesit.

“Mesjeta ime” mund të cilësohet si autobiografi narrative-eseistike, ku ka shumë dëshpërim, shumë marrëzi, shumë maska dhe shumë pikëllim./21Media