Babai vuri re fëmijën dhe i dha  ndihmën e parë

Babai vuri re fëmijën dhe i dha  ndihmën e parë

Një djalë 2 vjeçar në Romë ra në një pellg pranë shtëpisë së tij dhe u mbyt.  Ai banonte në Nettuno fare pranë  kryeqytetit italian.

Ndihma e policisë ishte e padobishme. Ishte babai që vuri re fëmijën dhe i dha  ndihmën e parë.

Helikopteri ndërhyri për të bërë transportimin e shpejtë, por për të voglin nuk pati asgjë për të bërë.

Fëmija mesaduket i shpëtoi vëmendjes së prindërve, të cilët u shprehën se nuk e kishin vënë re kur i vogli doli nga kopshti, ku ndodhet dhe pellgu i ujit.

I vogli do i nënshtrohet autopsisë, raporton oranews.