Ky film pasqyron realitetin shqiptar

Ky film pasqyron realitetin shqiptar

Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku publikoi trailerin e filmit “Falco”, i cili do të publikohet së shpejti.

Filmi është me regji dhe skenar të Besit dhe në të luajnë Bes Kallaku, Bleona Qerreti, Arben Derhemi, Albano Bogdo, Olsion Bylyku, Krist Prenga, Rashel Kolaneci, Sara Kolami, Drane Xhai, Margent Caushi, Nadege Ndjebayi, Fred Sy Bardhi, Florian Shtrambari, Jurgen Veizi, Kastriot Shehi, Gert Ferra, Gent Hazizi, Gjergj Doçi dhe Artan Islami.

Lajmin e bëri të ditur Kallaku përmes një postimi në Instagram, ku ndër tjerash shkroi se ky film pasqyron realitetin shqiptar, por në mënyrë komike, transmeton rtv21.tv

“Pas me shum se 2 vite e gjysem pune, shum lodhjeje, sakrifice, ju premtoj se “Falco” do ju thyeje brinjet nga te qeshurat. Eshte nje pasqyre e realitetit shqiptar, sjelle ne menyren me komike. Ky, nuk eshte vetem filmi im, sepse nuk do isha ktu pa ndihmen dhe eksperiencen e gjithesecilit qe kam punuar gjate gjithe karrieres sime. Ky eshte filmi i Besit, i Top-Channel-it, i Portokallise, i te Dieles Shqiptare, i te gjithe juve qe me keni duartrokitur deri ktu. I gjithe stafit dhe ekipit te filmit, i te gjithe aktoreve dhe atyre qe ndihmuan qofte edhe me nje gote uji.”, shkroi Besi.

Nga data 20 nëntor filmin mund ta ndiqni në kinema./21Media