Dollari stabilizohet ndaj valutave tjera

Indeksi i dollarit sot u forcua 0,2 për qind, në 94,780 poenë, derisa dje ishte 94,476 poenë, duke arritur nivelin më të ulët që nga shtatori i vitit të kaluar

Dollari sot në tregjet ndërkombëtare ka mbetur në nivel stabil ndaj valutave tjera, duke rikthyer një pjesë të humbjeve të intensifikuara pasi në fokus të investuesve ishte mos suksesi i reformave të sistemit shëndetësor në SHBA.

Euro shënoi ngritje të ulët ndaj dollarit, në 1,1534 dollarë.

Dollari ka mbetur i pandryshuar ndaj jenit japonez, në 112,065 jenë, derisa dje për një kohë të shkurtër rrëshqiti në 111,685 jenë, shkalla kjo më e ulët që nga 27 qershori.

Valuta amerikane ndodhet nën presionin e pritjeve të tregut për ngritjen e shkallës së kamatës nga ana e bankës Fed. Përveç kësaj, dollari është goditur edhe nga reformat e pasuksesshme në shëndetësinë amerikane..

Back to top button